Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Shërbimet online, dokumenti i pronës mund të merret me telefon ose kompjuter në e-Albania

Në një komunikim live Rama  njoftoi se se dokumenti i pronës do të mund të merret pa lëvizur nga shtëpia, nga celulari apo kompjuteri më i afërt, në vetëm pak minuta.

■ Është zbardhur projektvendimi  për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, së bashku me relacionin përkatës.

Projektvendimi mban datën 13 maj 2020 dhe firmën e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Propozimi për shembjen e Teatrit Kombëtar është bërë nga kreu i bashkisë, Erion Veliaj, i cili ia ka dërguar kryetarit të Këshillit Bashkiak, Toni Gogu.

■ Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, analisti dhe ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas Mustafajt pro shembjes së tij janë vetëm qeveria e bashkia dhe se opozita e të gjithë intelektualët janë kundër.

■ Policia e Durrësit ka proceduar kryetarin e PD-së Lulzim Basha pas takimit me tregtarët.

Procedimi ka nisur me akuzën “për shkelje të rregullave kundër përhapjes së COVID-19”.

Reuters: Shqipëria planifikon të legalizojë kanabisin medicinal, një vit para zgjedhjeve parlamentare

■Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, pas vendimit të qeverisë për kalimin e saj në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Në një dalje për mediat, Meta tha se dërgoi një padi të re në Gjykatën Kushtetuese kundër shembjes së godinës së TK, pasi sipas tij përben shkelje të parimeve kushtetuese, vlerave të mbrojtura nga Kushtetua e aktet ndërkombëtare.

■ Deputetja Rudina Hajdari është shkarkuar si kryetare e grupit parlamentar demokrat. Grupi ka kërkuar shkarkimin e Hajdarit dhe zëvendësimin e saj me deputetin Myslim Murrizi. Mësohet se shkresa për zëvendësimin e Hajdarit i është dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

 

Të fundit