Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Në një komunikim live në Facebook, kryeministri Edi Rama u ndal te masat lehtësuese për koronavirusin. Ai njoftoi se prej të hënës hapen të gjitha, përveç transportit publik.

■ Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të televizionit RTV Ora.

Lajmi bëhet publik nga televizioni Ora News. Sqarimi është bërë nga drejtori i informacionit të RTV Ora, Brahim Shima.

■ Teatri Kombëtar, Meta: Faktet e orëve të fundit flasin për një veprimtari kriminale

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përsëri në lidhje me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të shembur Teatrin Kombëtar.

Një grup aktorësh dhe regjisorësh të kryesuar nga Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti, Artan Imami, Spiro Duni, Leka Bungo, Altin Basha, Arben Derhemi etj., i janë drejtuar pasditen e sotme me një peticion Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për t’iu përsëritur edhe njëherë vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, në vendin ku ndodhet godina e vjetër.

Të fundit