Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë u solidarizuan me kolegët e Radio Televizionit Ora, duke e konsideruar mbylljen e aktivitetit si një akt selektiv dhe i kërkojnë qeverisë të tërhiqet.

■ Kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi takime me fermerët e Lushnjës. Këta të fundit shprehën shqetësimin për situatën e krijuar prej pandemisë globale në sektorin e bujqësisë. Fermerët e zonës po përballen me falimentin

■ Dhuna ndaj të miturit 15-vjeçar nga Policia e Shtetit, presidenti Ilir Meta apeloi zgjidhjen e menjëhershme të ngjarjes dhe dënoi rëndë aktin duke u shprehur se kështu po prishet imazhi i Policisë së Shtetit.

■ Basha nuk përjashton mundësinë e referendumit kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Kreu i PD-së e konsideron çështjen e Teatrit Kombëtar aferë të pastër korruptive.

Astrit Patozi nuk e vë dorën në zjarr - sipas tij qeveria është e fortë - por ka parandjenjën që me datën 18 asgjë e keqe nuk do të ndodhë me Teatrin Kombëtar. Sipas Patozit, Rama nuk do rrezikonte.

■ Çështja e Teatrit Kombëtar ia ka arritur të dalë mbi pandeminë e COVID-10. Kjo çështje është kthyer në debatin më të fortë publik dhe vëmendje kanë marrë ata që kanë firmosur e "mos-firmosur" (por emri u ka dalë). Nga babi i Denar Binës te Gaz Paja, cilët janë peticionistët e shembjes së TK dhe lidhjet me pushtetin.

Të fundit