Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes “Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]Teatri Kombëtar është shembur mëngjesin e kësaj të diele. Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë ndërhyrë për të shembur godinën rreth orës 04:30. ■ U tensionua situata në oborrin e Teatrit Kombëtar ku qytetarë e aktivistë të shumë po protestojnë kundër shembjes gjatë natës së godinës së Teatrit Kombëtar. Policia ka shoqëruar një numër të madh personash, mes tyre edhe gazetarin dhe analistin Alfred Lela.Pamjet nga lart, si u kthye teatri në një grumbull rrënojash.Në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamjet nga lart të asaj që ka mbetur tashmë nga godina e TK.

■ Shembja e godinës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të çojë në SPAK ministra e drejtorë

Aleanca ka gati dy padi. 

Aleanca për Teatrin ka lajmëruar se ditën e nesërme në orën 16:30 do të organizohet një protestë përballë ministrisë së Brendshme.

Sipas regjisorit Budina “ftohen të gjithë pjesëmarrësit të protestojnë nesër para ministrisë së brendshme kundër një akti terrorist ndaj aktorëve.” ■ Në njoftimin e fundit për lehtësimin e masave kryeministri Rama lajmëroi edhe një ndryshim për studiot televizive ku deri më sot lejohej një i ftuar, në kuadër të masave anti-Covid. Në postimin në Facebook, kryeministri sqaroi se qeveria do të ndryshojë nesër aktin normativ për heqjen e ndalesës së studiove tv për të ftuar jo më shumë se një person.

Të fundit