Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Presidenti i PPE-së, Donald Tusk ka reaguar ashpër kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Në një shënim në Twitter, Tusk nënvizon rëndësinë e pavarësisë, lirisë së medias, si dhe luftës kundër korrupsionit, me theksin se duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë.

■ Pas një pauze disa mujore sot protestoi Aleanca për Teatrin Kombëtar.

Protesta  zgjati rreth dy orë e gjysmë dhe ju bashkuan artistë e mbështetës të Aleancës për Teatrin si edhe opozita.

■ Në fjalimet që po mbahen në podiumin e protestës nga “Aleanca për Teatrin” foli dhe përfaqësuesja e “Europa Nostra” në Shqipëri.

Në fjalimin e saj. ajo tregoi se kur ka folur me “Europa Nostra”, u ka treguar se në Shqipëri njerëzit kanë qarë me lot dhe përgjigja e tyre ka qenë: “Jemi duke qarë edhe ne me ju”.

■ ‘Mapping Media Freedom’ e cila gjurmon kufizimet, kërcënimet dhe shkeljet që prekin profesionistët e mediave në Europë, ndërsa ata bëjnë punën e tyre, ka pasqyruar arrestimin e drejtuesit të Politiko.al, Alfred Lela gjatë protestës së djeshme kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ambasada amerikane ka reaguar me heshtje sa i takon shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dhunës së dëshmuar në kronikat mediatike të forcave policore ndaj protestuesve. Pritshmëritë për një zë nga ‘Rruga e Elbasanit’ u plotësuan pak pas meditës, kur përmes një njoftimi për nënshtetasit amerikanë, ambasada lajmëron se duhen shmangur zonat përreth Ministrisë së Brendshme dhe qendrës, për shkak të një ‘proteste politike’.

■  Artisti me famë botërore Adrian Paci, ish-student i kryeministrit Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj tij, pas vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një shkrim për Gazetën Shqiptare, Paci e konsideron shembjen e Teatrit një veprim brutal, ndërsa shton se “i pushtetshmi ekstravagant Edi Rama ka sot një kundërrshtar publik me shumë.”

■ Kush ishte ministri që i “dorëzoi dorëheqjen” Ramës për teatrin dy vjet më parë, por ‘mbylli gojën’ kur u shemb

 

Të fundit