Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në  [email protected]

■ Pas shembjes së teatrit, Shkëlqim Fusha flet për planin e biznesit: Ambicia ime s’ka ndryshuar, bashkia le të na bashkohet për interesat e veta.

Washington Post: Artistët shqiptarë ‘presion’ qeverisë për Teatrin Kombëtar: rindërtojeni siç ishte dhe ku ishte.

Media amerikane Washington Post shkruan për këmbënguljen e artistëve shqiptarë dhe ‘presionin’ që po i bëjnë qeverisë që Teatri Kombëtar të rindërtohet siç ishte më parë.

■ Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë duke u shprehur që shpreson që fjalët për një marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi të mos jenë të vërteta.

Kryeministri Rama bie dakord me reagimin e ambasadorjes amerikane në Shqipëri Yuri Kim lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Si përgjigje Rama ka shpërndarë edhe një shprehje të William Shekspeare ku thuhet: Dakord. Ferri është bosh, të gjithë djajtë janë këtu.

Të fundit