Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Kryeministri Edi Rama paraqiti planin për lehtësimin e masave për tre javët në vazhdim. Përmes tre postimeve në Facebook, Rama njofton shtim të zonave të gjelbra nga 4 maji, rihapje të bizneseve të reja nga 11 maji dhe rihapje të bareve e restoranteve prej 11 majit.

■ PD kërkon të anulohet vendimi për rifillimin e mësimit në universitete. Sipas nënkryetarit Edmond Spaho, ky vendim rrezikon jetën e studentëve dhe pedagogëve, pasi kushtet në këto institucione nuk janë të duhurat për të paraqitur siguri për situatën e pandemisë.

■ Ish-Presidenti Bujar Nishani, ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Rama. Ndërsa citon mjekët, ish-Presidenti thotë se ka prova që koronavirusi ka qenë prezent në Shqipëri që në muajin janar 2020.

■ Karantina e një rekordmeni/ Saimir Strati rrëfen për Politiko.al ditët e izolimit nga pandemia Covid.

Rama pritet me protesta në Fier, PD: Arrestuan dy kryetarë të grup seksioneve, policia i provokoi.

■ Janë identifikuar dhe vënë në pranga dy nga autorët e dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në segmentin rrugor Shën Vlash-Nishtulla, Durrës pak ditë më parë. Dyshohet se shkak i vrasjes së dyfishtë është bërë prishja e pazareve të drogës.

■ Covid-19 ka qarkulluar në Shqipëri që në muajin janar, ndryshe nga të dhënat zyrtare kur rasti i parë pozitiv u konfirmua në 8 mars. Mjeku Gëzim Xhepa ka publikuar imazhet radiologjike, të provuara nga kolegu i tij dr. Renato Osmenaj.

Të fundit