Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria ka marrë vlerësim pozitiv nga tregjet e kapitaleve pas daljes në Eurobond në kërkim të financimit të ekonomisë post-covid.

Në një postim në twitter Rama shkruanse përgjigjia ka qenë ekzaktësisht ‘’Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj”.

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, për eurobondin  që Shqipëria ka marrë së fundmi.

Në lidhje me këtë çështje, kryeministri Edi Rama u shpreh se është një arritje e madhe për vendin, por kryedemokrati nuk e sheh në të njëjtën mënyrë.

Transporti urban publik në të gjithë Shqipërinë mund të mos rinisë nga punamë 15 qershor nëse nuk plotësohen katër kërkesat e operatorëve.

Përfaqësuesit e shoqatave të transportit publik një ditë më parë zhvilluan një protestë para Ministrisë të Infrastrukturës.

■ Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar për shtimin e rasteve të infektuar me koronavirus në vendin tonë, ku ditën e sotme u regjistrua numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Për këtë ish-deputeti ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu.

Të fundit