Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Analiza e Komisionerit të BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi: Pandemia COVID-19 forcoi lidhjet e BE me Ballkanin Perëndimor, hymë së bashku në këtë krizë dhe duhet të dilnim së bashku.

■Pas dy muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë, sot është zhvilluar online mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Hajdari: Jo të gjitha propozimet të realizueshme; Gjiknuri: Reforma do votohet edhe pa dakordësinë e opozitës, Reagon Vasili: Këshilli Politik duhej të ishte mbledhur me kohë edhe online, por Gjiknuri kujtohet vetëm sot dhe ka përgjegjësi për bllokimin me urdhrin politik të ‘Rilindjes’ të Këshillit Politik.

■ Organizata “Freedom House” ka bërë publike raportin për Demokracinë në vitin 2019. Edhe këtë vit, vendi ynë është përfshirë në kategorinë e demokracive në tranzicion.

Basha: Bashkë me maskat e skaduara të qeverisë, ka rënë edhe maska e skaduar e demokracisë fasadë në Shqipëri.

■ Kreu i PD Lulzim Basha pas takimit me shoqatën e biznesit të vogël ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka deklaruar se biznesi i vogël nuk po ndihmohet nga qeveria në situatën e pandemisë, por po zhytet më thellë në krizë.

■ Firmosi vendimin për zgjedhjet në Universitet në kohë pandemie, shkarkohet pedagogia Majlinda Keta

■ Përfaqësuesit e Opozitës në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kërkojnë mbledhjen sa më parë të Këshillit Politik. Ata i kanë dërguar një letër pjesës parlametare të Këshillit, Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, ku shprehet kërkesa për mbledhjen e komisionit edhe të dielën, në mënyrë që të vijohet sa më shpejt me reformën zgjedhore.

Të fundit