Flash News

KRYESORE

Me 200 Km/h për t’i ikur policisë, BMW-ja e shqiptarëve del nga rruga, 1 i vdekur e dy të plagosur

Me 200 Km/h për t’i ikur policisë, BMW-ja e shqiptarëve del

Një i vdekur dhe të tjerë të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti automobilistik i ndodhur në Itali. Në aksident u përfshinë tre shqiptarë, makina tip BMW e të cilëve doli nga rruga, në tentativë për t’i shpëtuar ndjekjes nga policia në Kremona.

Sipas ilgiornale.it, shqiptarët kishin vjedhur makinën BMW dhe po tentonin të largoheshin por janë aksidentuar, pasi po lëviznin me një shpejtësi rreth200 Km/h.

Për pasojë, njëri prej tyre, rreth 30 vjeç ka ndërruar jetë në vend, ndërsa dy të tjerët janë plagosur rëndë.

Të fundit