Flash News

KRYESORE

“Më 21 janar nuk pati dhunë”, Fevziu i shfaq Ramës sulmet ndaj Kryeministrisë

“Më 21 janar nuk pati dhunë”, Fevziu i shfaq Ramës

Kryeministri Rama në emisionin Opinion i cilësoi disa herë protestat e opozitës si të dhunshme, veçanërisht tubimin e 11 majit. Pas akuzave ndaj opozites, gazetari Blendi Fevziu i shfaqi disa pamje nga protesta e 11 janarit 2011, ku protestuesit sulmonin policinë dhe Kryeministrinë me makina.

“Ështe një moment, i cili ka ardhur si rezultat i një proteste që ne fund te saj ka prodhur katër të vrarë dhe dhjetëra te plagosur, mijëra fishekë luftë nëpër tokë. Më tregoni një sulm të vetëm me molotov. Mos u merr me momente sporadike [i referohet goditjes me makine te deres kryesore të Kryeministrisë]. Dje vriteshin njerëz dhe vrasësisit dekoroheshin”, justifikoi Rama.

Tezen se nuk ka pasur dhune me 21 janar, kryeministri e mbrojti edhe konferencen per shtyp te dielen. "“Nuk është vënë zjarri në derën e Kryeministrisë në atë kohë, mund të jetë hedhur ndonjë kapsollë se në atë kohë nuk ishin as të ndaluara. Por nuk më rezulton mua, që edhe një makinë e djegur andej. Nëse do kishte zjarr këtu selia e PS do ishte djegur në atë kohë”, u shpreh Rama para kater diteve.

Të fundit