Flash News

KRYESORE

Më 27 prill hapet blloku i dytë i bizneseve, Rama: Çfarë ju është dhënë nuk ju merret mbrapsht

Më 27 prill hapet blloku i dytë i bizneseve, Rama: Çfarë

Në një komunikim live në Facebook, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga java e ardhshme do të lejohet fillimi i aktivitetit të taksive. Kryeministri theksoi se taksitë do të lejohen të mbajnë vetëm një pasagjer brenda, në pozicion diagonal.

Po ashtu Rama lajmëroi se nga 27 prilli do hapet një pjesë tjetër e bizneseve.

Ai theksoi se megjithë hapjen, kompensimi i premtuar nga qeveria nuk do u merret mbrapsht. Gjithashtu Rama njoftoi se nga dita e nesërme fillon lëvrimi i bonusit prej 400 mijë lekësh për kompensimin e punonjësve që ndërprenë punën prej pandemisë.

Javën e ardhshme do të hapet edhe një aktivitet tjetër.

Protokolli i shërbimit taksi që hapet javën e ardhshme është pjesë e listës së bizneseve që do të rihapen, por me rregulla rigoroze, vetëm me një person brenda, në qëndrimin diagonal.

Qoftë taksitë, qoftë punonjësit e bizneseve që janë hapur apo do hapen do mbajnë specifikisht një numër jo të vogël punonjësish.Takistë janë përfitues të tre pagave të luftës apo bonusit 400 mijë lekësh. Pavarësisht faktit të hapjes, çfarë është dhënë nuk doj ju merret.

Për shembull ata që punojnë taksi kanë marrë pjesën e parë dhe kanë dhe dy pjesë  të tjera për të marrë nga paga e luftës, nuk do ju merren mbrapsht pavarësisht se  fillon puna. Lista e aktiviteteve që do të hapen do të publikohen në e-albania dhe çdo aktivitet ka Kodin e vetë përkatës. 27589 punonjësve të regjistruar, tregtim me pakicë e veshjeve, mallrave të tjera, tregtia me pakicë e këpucëve, tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjet e ndriçimit, tregtia me pakicë e luleve, e bizhuterive, e pajisjeve audio dhe video, e lodrave, e pajisjeve sportive, e sistemeve të sigurisë.

E dimë se nuk do ju merret mbrapsht sepse nuk duam të cënojmë askënd dhe s’ duam të krijojmë përshtypjen se do ju kthejmë në punë se duam tju marrim paratë.

Nesër fillon lëvrimi i bonusit prej 400 mijë lekësh. Deri në javën e parë të majit të gjitha paratë të jenë të derdhura në llogaritë përkatëse”, tha Rama.

Të fundit