Flash News

KRYESORE

Basha për ftesën e Ramës: Më 30 qershor përballje në çdo qendër votimi

Basha për ftesën e Ramës: Më 30 qershor përballje

“Përballje në çdo qendër votimi”, kështu është shprehur Lulzim Basha në takimin me qytetarët e Durrësit, në përgjigje të letres se kryeministrit Edi Rama për te dialoguar per krizen, por pa kushte. Basha theksoi se para opozites janë dy beteja: kapitullim ose përballje deri në fitore. Sipas tij, më 30 qershor Rama kërkon që opozita të bëjë sehir me zgjedhje false, ku 1 milionë e 400 shqiptarë nuk kanë karta identiteti.

“Tani e asnjë minutë më vonë ka ardhur koha për një betëjë vendimtare për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Para nesh janë dy dilema kapitullim apo përballje deri në fitore. Edi Rama, kriminelët dhe oligarkët me të cilët uzurpoi pushtetin, na propozon kapitullimin, që me 30 qershor ne të bëjmë sehir, teksa ai bën një grusht shteti, një proces fals, zgjedhje false, ku 1 milionë e 400 shqiptarë nuk kanë karta identiteti, ku regjistri i adresave është bërë lëmsh, na propozon zgjedhje ku kriminelë rikandidojnë, kur në fakt duhej të ishin para drejtësisë", theksoi Basha duke shtuar se propozimi i Rames nënkupton kapitullim para krimit.

“Me këtë propozim Rama i shërben vetëm karriges së tij, pushtetit të tij dhe kriminelëve që e sollën në pushtet dhe do të shkelë mbi dinjitetin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Ky propozim i Ramës nënkupton kapitullimin para krimit. Do ketë përballje në çdo qendër votimi. Alternativa e përballjes vendimtare deri në mposhtjen e kësaj bande. Kjo është kauza që dogja mandatet të vetmet të pastra për kauzën tua”, deklaroi kreu i PD nga Durrësi.

Të fundit