Flash News

KRYESORE

Me 4 makina në pronësi apo me pagë 1.5 milion lekë dhe përfitonin ndihmë ekonomike nga shteti; zbardhen rastet e abuzimit

Me 4 makina në pronësi apo me pagë 1.5 milion lekë dhe

Pas inspektimit të nisur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për verifikimin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, janë lënë jashtë saj të gjithë abuzuesit.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri në një dalje publike për mediat ka bërë publike disa fakte nga këto raste abuzimi, ndër të cilat ka sjellë shembullin e një familjeje, ku me 4 makina, apo me një pagë prej 1.5 milion lekësh përfitonin edhe ndihmë ekonomike.

Kështu, ajo ka thënë se pas përmbylljes së fazës së inspektimit janë lënë jashtë raste të tilla abuzive. Sakaq, Kospiri ka thënë se aktualisht ka përfunduar faza e parë e vlerësimit të aplikuesve në skemën e ndihmës ekonomike, që po shtrihet në të gjitha qarqet e vendit, ndërsa ka theksuar se skema e re garanton që këto pagesa të shkojnë tek familjet më në nevojë.

Zv.ministrja ka shpjeguar se ky sistem nxjerr jashtë abuzuesit, siç janë këto raste me 4 makina, apo pagë 1.5 milion dhe përfitonin ndihmë ekonomike. Dhe janë evidentuar mijëra raste të tilla, të cilët përfitonin ndihmë ekonomike në kurriz të atyre që ishin në nevojë dhe sot e përfitojnë ndihmën ekonomike të plotë.

Të fundit