Flash News

KRYESORE

Me apo pa vaksinën, Trump është i vendosur: SHBA do të rihapet

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur i vendosur: "Me ose pa vaksinë, Shtetet e Bashkuara do të rihapen."

Këtë lajm, Trump e dha teksa njoftoi një projekt për përshpejtim të përpjekjeve për krijimin e vaksinës, me synimin për të pasur antidotin e mundshëm të Covid-19 në fund të vitit.

“Synimi është që vaksina e koronavirusit të prodhohet dhe shpërndahet sa më shpejt të jetë e mundur, me gjasë në fund të këtij viti. Por e rëndësishme është, se me apo pa vaksinë vendi do të rihapet”, u shpreh Trump.

Presidenti Trump tha se qeveria amerikane po bashkëpunon me vende të tjera për të zhvilluar me ritme të përshpejtuara një vaksinë kundër koronavirusit, ndërkohë që punohet paralelisht për të përgatitur infrastrukturën për prodhimin dhe shpërndarjen sapo vaksina të jetë gati.

Të fundit