Flash News

KRYESORE

Me armë në xhep teksa lëvizte në Durrës, i vihen prangat 19-vjeçarit

Me armë në xhep teksa lëvizte në Durrës, i vihen

Një i ri 19-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Durrës pasi lëvizte në qytet me armë zjarri me vete.

Aksioni është kryer nga policia e Komisariatit të Durrësit, në bashkëpunim me forcën “Shqiponja”.

Arrestimi në flagrancë i shtetasit A.K,19 vjeç, banues në Durrës, është bërë pas informacionit të marrë në rrugë  operative.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë “Ekol” të cilën e mbante pa leje.

Të fundit