Flash News

KRYESORE

“Me atë shokun nga Librazhdi jam tani”, Saliani publikon detaje: Alizoti, 8 thirrje me Taulant Ballën

“Me atë shokun nga Librazhdi jam tani”, Saliani publikon

Ish-deputeti  i Partisë Demokratike, Ervin Saliaji akuzon numrin dy të PS-së, Taulant Ballën si të përfshirë në dosjen Babale, ku implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nga studio e emisionit “Opinion” ai ka thënë se Fredi Alizoti, njëri prej të arrestuarve për audio-përgjimin e publikuar në muajin maj nga Partia Demokratike ka disa thirrje telefonike me zotin Balla.

Fredi Alizoti pranuar vetë se ai ka bërë rolin e Agron Xhafajt, në këmbim, sipas tij të një shume prej 200 mijë eurosh, që bashkëpunëtori tjetër Albert Veliu i kishte thënë se do i merrnin nga deputeti demokrat Ervin Salianji.

Në datën 29 ka një përgjim telefonik, zyrtar, i transkriptuar nga prokuroria e Krimeve të rënda. Është kjo video që ne kemi publikuar. Pasi e ka shpjeguar këtu, ky flet me shokun e vetë dhe thotë më është ofruar një gjë e mirë. “Kur të vij eee, shoku im nga Librazhdi. Ca do bëjë ja me atë shokun nga Librazhdi jam tani, më dëgjo mua.. Do takojmë Taulantin tani”. Ky ka 8 thirrje me Taulant Ballën”, deklaroi ish deputeti demokrat.

Saliani ka denoncuar dhe zyrtarët më të lartë të policisë, nga drejtori i Përgjithshëm tek drejtorët e Fierit si të implikuar në këtë dosje.

Të fundit