Flash News

KRYESORE

“Më braktisën në mes të rrugës”, federata ganeze padit në FIFA klubin shqiptar

“Më braktisën në mes të rrugës”, federata

Federata Ganeze e Futbollit do të dorëzojë një ankesë në FIFA në lidhje me klubin e Bylisit, që akuzohet se ka keqtrajtuar në mënyrë të vazhdueshme një futbollist të ri ganez, Gideon Ofori Offei, i cili erdhi në Shqipëri verën e shkuar, për llogari të Tiranës, pas një sezoni te Veria në Greqi.

20-vjeçari, që u aktivizua tre ndeshje, ka deklaruar në mediat vendase gjithë historinë e tij në Shqipëri, duke akuzuar klubin e drejtuar nga Besnik Kapllanaj se e ka keqtrajtuar duke mos i dhënë pagat e tre muajve të fundit.

"Për një muaj rresht kam kaluar shumë net pa gjumë. Një ditë binte shi dhe trajneri tha që nuk do zhvillonim stërvitje. Kur mbërrita në shtëpi, klubi më telefonoi dhe presidenti më gjobiti sepse mungova në stërvitje. Autobusi i ekipit nuk erdhi të më merrte dhe m'u desh të ecja një orë në këmbë, për të mbërritur te fusha e stërvitjes. Nuk është njerëzore të braktisesh kështu. Kur fola me nënën time në Skype, ajo nisi të qante. Më tha që t'u lutesha të më blinin një biletë avioni dhe të më nisnin për në shtëpi", tregon djaloshi i pafat.

Federata Ganeze do t'i drejtohet Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FIFA, duke kërkuar pagat e prapambetura dhe dëmshpërblim për 20-vjeçarin.

Të fundit