Flash News

KRYESORE

“Më buzëqeshi fati, por e refuzova”, gazetari i Top Channel tregon ‘ofertën’ e dyshimtë për tu pasuruar

Një mesazh i çuditshëm i ka mbërritur në llogarinë  e tij në ‘Facebook’, gazetarit të njohur të ekranit të Top Channel, Denis Dyrnjaja.

Ai publikon mesazhin në anglisht dhe paralajmëron të gjithë miqtë e tij virtualë që të bëjnë kujdes nga mesazhe të tilla nga Afrika.

Në mesazh gazetarit i ofrohet të bëhet i pasur nga llogaria e dikujt që ka ndërruar jetë në aksident, por ai i këshillon të gjithë që të jenë të kujdesshëm e të mos bien pre nga mashtrime të kësaj natyre.

“Më buzëqeshi fati dhe mua më në fund dhe nga se prisja fare, pikërisht nga shteti i Ghanës në Afrikë. Vetëm se kam një problem ngaqë më ka kaluar më shumë se gjysma e gjysmës së jetës duke punuar, refuzoj të pasurohem befasish, sidomos në këtë mënyrë duke gëzuar paratë e dikujt që ka vdekur në një aksident. Kujdes njerëz mos u gënjeni nga këto banalitete”, shkruan Dyrnjaja në postimin e tij, si dhe publikon me foto mesazhin e dërguar.

Të fundit