Flash News

KRYESORE

Me çadër dhe bukë me vete, det dhe rreze dielli nëpër plazhet shqiptare - pa shezlonge

Prej vitesh, në Shqipëri hapësirat publike për të bërë plazh ishin "zaptuar" nga privatët të cilët zhvillonin bizneset e tyre, duke lënë shumë pak hapësirë për ta që donin të bënin plazh pa u detyruar të paguanin për vendin ku rrinin.

Një praktikë që nuk ndiqet aq shumë në pjesët e tjera të botës (në Barcelonë p.sh, shumica plazhin e shijojnë në rërë pa qenë nevoja të marrin një shezlong).

Mirëpo, për shkak të COVID-19, masat e vendosura për të ruajtur distancimin social, kanë bërë që plazhi të bëhet në kushte komplet të tjera nga ç`jemi mësuar të shohim këto vite. Këtë sezon veror, do duhet të bëhet plazh në rërë, pa shezlonge.

LSIA ka sjellë foto nga plazhi i Durrësit se si qytetarët po shijojnë detin dhe rërën. Këto pamje të kujtojnë vitet kur bëhej plazh me bukë me vete dhe me një çadër.

Të fundit