Flash News

KRYESORE

Me çantë “shkolle” në parlament, deputetja që nuk di të kombinohet

Ditën e sotme është mbajtur seanca parlamentare ku mazhoranca rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin mbi tatimin mbi të ardhurat. Dekreti u rrëzua me 74 votat e shumicës, ndërsa opozita e bashkuar nuk ishte prezente.

Me shpejtësi  për të “rrëzuar” dekretin e Metës, Gjylameti kishte “harruar” të kombinohej me veshjen. Fustani jeshil një zgjedhje e zgjuar nga ana e deputetes, pasi është dhe ngjyra më në modë për vjeshtë-dimër 2018, por i kombinuar keq. Një fustan klasik si ai i deputetes Gjylameti nuk shkon me çantën e shpinës, e cila është shumë sportive për një veshje të tillë.

Çantat e shpinës janë më shumë të përshtatshme për veshjet sportive dhe me të sheshta, kurrsesi me taka. Dhe aspak e denjë për në parlament.

Vlerësohet për  përpjekjen me fustanin dhe këpucët por nuk “kalon” për çantën.

Të fundit