Flash News

KRYESORE

Me celular në provimin e Matematikës, Komiteti i Maturës Shtetërore ndëshkon 11 nxënësit. Zgjidhet kontrata me Drejtorinë Arsimore

Me celular në provimin e Matematikës, Komiteti i Maturës

Komiteti i Maturës Shtetërore 2018, vlerëson se gjatë provimit të Maturës të zhvilluar një ditë më parë, ka rezultuar se 11 maturantë kanë qenë të pajisur me celularë. Pas kësaj shkeljeje,  Komiteti i Maturës Shtetërore ka vendosur përjashtimin dhe mosnjohjen e rezultatit për 11 nxënësit maturantë që u konstatuan me aparate celularë në mjediset e provimeve.

Nxënësit e kapur me celularë:

DAR Gjirokastër:  1 nxënës.

DAR Kukës:         6 nxënës.

DAR Tiranë:        2 nxënës.

ZA Kurbin:           2 nxënës.

Në qendrën e provimit, Filiali i Universitetit Dibër, drejtori i gjimnazit “Said Najdeni”, Shefki Çorja, me veprimet dhe mos veprimet e tij dhe në shkelje të etikës, me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të institucionit, ka penguar krijimin e kushteve normale për zhvillimin e provimit në këtë qendër.

Për pasojë, ky Komitet ka vendosur t'i kërkojë Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, zgjidhjen e menjëhershme të kontratës.

Nga shqyrtimi i rasteve të mësipërme, rezultoi se 5 administratorë nuk identifikuan maturantët me celularë të cilët, u identifikuan nga monitoruesit e MASR. Për 5 administratorët që kanë shkelur rregulloren e Maturës Shtetërore do të merren masa disiplinore deri në largim nga puna.

Të fundit