Flash News

KRYESORE

"Më dalin lot nga sytë kur e shoh në fushë", - Setien tregon pikën e dobët te Barça

"Më dalin lot nga sytë kur e shoh në fushë", -

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka një dobësi të madhe për Ousmane Dembelenë dhe e ka pranuar diçka të tillë. Numri një i stolit foli para ndeshjes me Levanten dhe theksoi rëndësinë e lojtarit të ri te skuadra spanjolle.

“Me Dembele nuk kam folur akoma personalisht. Si të gjithë edhe ai ka gjëra për të cilat duhet të punojë. Duhet të kujtojmë se janë djem të ri. Dedikimi i tyre që kur kam ardhur, me çfarë kam arritur të shoh, ka qenë i plotë.

"Mua më dalin lot në sy kur shoh kapacitetin e tij dhe intensitetin më të cilin Dembele punon. Jemi të kënaqur që një lojtar si ai rikthehet, pasi mund të themi se është si të nënshkruajmë me një lojtar të ri”, u shpreh Setien.

Të fundit