Flash News

KRYESORE

“Më dërgojnë SMS nga burgu”, Manjani-Ramës: Kam dy pyetje për partinë shtet

“Më dërgojnë SMS nga burgu”, Manjani-Ramës: Kam

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama është detyruar të marrë në mbrojtje deputetët e partisë së tij, kur deklaroi nga foltorja e Kuvendit se ndihet i keqardhur për mesazhet vulgare që atyre u dërgohen nga të dënuar në burgun ‘313’ në Tiranë, sa i takon ligjit për lojërat e fatit.

Nisur nga kjo deklaratë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ngre dy pyetje për kryeministrin Rama:

“Dy pyetje për partinë shtet që na e kërcënuakan nga burgu:

  1. Këto të (para)burgosurit nga i marrin celularët që shkruajnë SMS? Në burg nuk lejohen celularët.
  2. Nga jua dinë numrat e telefonave deputetëve, të cilëve ju shkruajnë?! Me kaq koefidencë vetëm të njohurve mund t’i shkruash.

Apo edhe këto pyetje janë shpifjeeeeee...”, shkruan Manjani.

Të fundit