Flash News

KRYESORE

“Me dhimbje të thellë mësova lajmin e keq”, ndahet nga jeta diplomati shqiptar në Malin e Zi

“Me dhimbje të thellë mësova lajmin e keq”, ndahet

Ndahet nga jeta një nga diplomatët e parë të pas periudhës së pavarësisë së Kosovës. I ndjeri Xhafer Ahmeti ishte diplomat i Kosovës në Malin e Zi dhe për shumë cite të tjera drejtor në Protokollin e Shtetit.

Lajmin e trishtë e ka dhënë ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes rrjeteve sociale.

“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh mësova lajmin e keq për vdekjen e tashmë të ndjerit, Xhafer Ahmeti, diplomatit të Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet Drejtor i Protokollit të Shtetit. Kontributi i tij në MPJ, si njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë do të mbahet mend gjatë. Ngushllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të Xhaferit!”, shkruan Pacolli.

Të fundit