Flash News

KRYESORE

“Më dogjën për një pikë ujë”/ Amaneti i Mentije Dumanit, gjyshes që humbi jetën gjatë trajtimit ç’njerëzor në "kampin e ferrit"

“Më dogjën për një pikë ujë”/ Amaneti

Çfarë ndodhi me Mentije Dumanin, e moshuara e cila u detyrua të nisej për në Siri për t’u kujdesur për nipin e mbesën e saj jetimë (Eva dhe Endri Dumani) që kërkonin ndihmë?

I ftuar në “Open”, gazetari Julian Kasapi tregon me detaje se çfarë ndodhi me 73-vjeçaren pas udhëtimit të saj për në “kampin e ferrit”, me shpresë se do të kthehej sërish në shtëpi. Si personi i fundit, i cili mundi të fliste me të moshuarën, gazetari Julian Kasapi shprehet se gjendja shëndetësore e 73-vjeçares Dumani ka qenë e mirë, por erdhi duke u përkeqësuar gjatë jetesës prej një viti në kamp.

Sipas gazetarit, Mentija ka kaluar edhe një paralizë  në këmbët, çka i pamundësoi të lëvizte. Në rrëfimin e tij, Kasapi bën me dije se në momentet e fundit të jetës, e moshuara ka lënë një amanet, në shënjë proteste ndaj trajtimit ç’njerëzor të bërë në kamp.

“Ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore kur shkoi atje në 2019-tën. Ishte energjike, dhe ishte mirë me shëndet. Më pas gjendja e saj u përkeqësua. Ka patur probleme me këmbët, kaloi edhe një paralizë dhe në saj të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore u dërgua në Hasaka dhe aty është lënë pa ujë në spital, kjo sepse forcat turke kanë ndërprerë të gjitha resurset ujore për gjithë zonën në të cilën ndodhej spitali. Nuk e di nëse kjo ishte e qëllimshme apo jo por ndodhi.

Ka pasur një amanet. Në fjalët e fundit të saj ka thënë që u dogj për një pikë ujë dhe amaneti i saj ishte që “të mos i ndiqen ritet fetare sipas fesë myslimane”, bërë kjo në shenjë proteste për trajtimin që iu bë atje”, tha ndër të tjera Kasapi.

Të fundit