Flash News

KRYESORE

“Me doktoraturë në Romë, por nuk u pranua si pedagog në Shqipëri”, Muka sjell rastin e Vladimir Kolës: Realitet i trishtë shqiptar

“Me doktoraturë në Romë, por nuk u pranua si pedagog

Ish-zëvendës ministri Taulant Muka u bë i njohur për denoncimin e plagjiaturave të politikanëve dhe personazheve publikë.  Ditën e sotme,  përmes një statusi në Facebook Muka shkruan se studiuesi Vladimir Kola me doktoraturë në Romë nuk është pranuar si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë e në vend të tij janë pranuar 2 kandidatë të tjerë vetëm me mastër.

Muka shkruan se në Shqipëri nuk funksionon meritokracia, dhe se “ata që administrojnë parane publike e kanë neveri të aftin dhe dijen!”

“Kur keto vendime merren per persona qe jane publik, imagjinojeni se si mund te trajtohet nje person qe nuk njihet aspak nga publiku.”- shkruan ndër të tjera Muka.

Postimi i plotë:

Vladimir Kola, me doktorature ne Rome, refuzohet si pedagog nga Fakulteti i Drejtesise dhe ne vend te tij pranohen dy kandidate me master! Ky eshte realiteti i trishte shqiptar te dashur miq; ata qe administrojne parane publike e kane neveri te aftin dhe dijen! Kur keto vendime merren per persona qe jane publik, imagjinojeni se si mund te trajtohet nje person qe nuk njihet aspak nga publiku. Nga eksperienca ime si zv/minister me dy raste qe kishin studiuar jashte por qe nuk ishin persona publik, dekanet i konsideronin te çmendur!

Të fundit