Flash News

KRYESORE

Me dorën e fashuar, cila ishte foto e fundit e Ramës me të ëmën: Me gruan që më dha jetën!

Me dorën e fashuar, cila ishte foto e fundit e Ramës me të

Kryeministri Edi Rama sot humbi njeriun e shtrenjtë të familjes, nënën e tij, Anetën.

Lajmin e dha vetë në facebook, ndërsa kujtojmë se foton e fundit me të ëmën kryeministri e postoi në ditën e tij të lindjes, në 4 korrik.

Në foton e realizuar në shtëpinë e nënës së tij, kjo e fundit ra në sy pasi u shfaq me njërën dorë të fashuar.

“Me gruan që më dha jetën”, shkroi Rama një muaj më parë.

Olsi dhe Edi Rama mesazh të afërmeve:

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithsecilit.

I falënderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

 

Të fundit