Flash News

KRYESORE

"Më duhej të punoja me veten", Beatrix Ramosaj rikthehet pas dy vitesh në muzikë

Prej dy vitesh, këngëtaren Beatrix Ramosaj nuk e kemi parë me ndonjë produkt muzikor e megjithatë, ajo nuk është shkëputur nga jeta publike pasi ka qenë goxha aktive në mediat rozë. Aktualisht, këngëtarja po jeton në Barcelonë të Spanjës bashkë me vëllanë, Albanin.

Sot, Trixa ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet për publikun me një këngë të re, xhirimet e së cilës priten të bëhen muajin tjetër:

“E di që ka kaluar shumë kohë, por dua të dini se kam punuar për këngën time të re dhe me shumë siguri do ta xhiroj këngën time muajin e ardhshëm. Jam shumë entusiaste për këtë projekt dhe shpresoj që të jeni dhe ju. Faleminderit që jeni treguar të duruar me mua. Më duhej pak kohë të punoja me veten dhe tani mendoj se jam gati të rikthehem dhe të jem pranë jush me muzikën time. Shumë dashuri, Trixa”

Të fundit