Flash News

KRYESORE

“Më duhen 200 mijë shfaqje të rikuperoj një gomë të djegur”, aktori i përgjigjet Saimir Pirgut: Mos u merakos për imazhin e Shqipërisë

Tenori i njohur, Saimir Pirgu deklaroi në një intervistë në TCh se i duhen 200 mijë shfaqje të rikuperojë një gomë të djegur në Shqipëri, nisur edhe nga gjendja aktuale në vend.

“Keq më vjen, por ky perceptim i mediave të huaja të sinkronizuara sikur në Shqipëri është Mesjetë. U bënë 20 vjet që e teprojnë. Është përgjegjësi e politikës shqiptare. Dhe flas të të gjitha krahëve politike që keto gjëra të mos përsëriten. Sepse imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë, shumë i rëndë. Dhe do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rikuperoj një gomë të djegur që ndodhte në Lushnje para 10 viteve dhe ndodh sot në Tiranë”, u shpreh tenori, të cilit i është përgjigjur aktori Neritan Liçaj, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

“Saimir Pirgu! Mos u merakos per imazhin e Shqipërisë se gomes se djegur! Shqiperinë e katandisen ne gome te djegur...

Kete po ta thotë nje artist qe nuk ka famen tende (krenar qe ti e ke,vertet), por nje artist qe pavarësisht se nuk e ka ate cka ti ke, lufton per ate cka ti nuk ke kurajo ta shohesh..realitetin..prandaj te pyes..kush ka me rendesi...realiteti apo dukja?!E verteta,apo imazh?!

Ka dy lloj artistesh ne këndvështrimin tim modest,artist!

Te paret ata qe e shohin artin si nevoje te brendshme, te sinqerte, te vertet per te shprehur ndjesitë, emocionet,mendimet etj,dhe te dytet qe e shohin si pasqyre ku duhet te shohin refleksin e tyre"te pacenueshem'ne art! E thene thjesht narcizet.

Mos u bej i dyte. Respekt”, shkruan aktori.

Të fundit