Flash News

KRYESORE

"Më duket absurd bojkoti i PD"; Rama i bindur për ndryshimet kushtetuese, paralajmëron opozitën: S'kemi asnjë hall të posaçëm

"Më duket absurd bojkoti i PD"; Rama i bindur për ndryshimet

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të pakuptimtë bojkotin e opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Këshillit Politik. Në një prononcim për mediat pak pas përfundimit të takimit, Rama i vendosur në qëndrimin e tij për bërjen e ndryshimeve kushtetuese, ka paralajmëruar “opozitën e bashkuar” që të mos ‘luaj’ me “vullnetin e tyre të mirë sepse fatmirësisht ka institucione, parlamenti është funksional, dhe se këto ndryshime do të ndodhin edhe pa prezencën e saj”.

“Kishim një diskutim me një grup të ekspertëve të Këshillit Politik që kanë ndjekur procesin, Damiani mbase sqaron më mirë në aspektin e pretendimit që është shprehur PD-ja. Ne erdhëm sot për të shprehur jo vetëm vullnetin, por edhe gatishtmërinë, për të sqaruar çdo gjë që është e paqartë lidhur me pasojat e ndryshimeve kushtetuese.

Në këndvështirimin tim është në interesin e PD-së për të marrë pjesë në këtë takim dhe nuk e kuptoj arsyen e bojkotit.

Ju kujtoj se, ky Këshill Politik e ka përmbushur funksionin e vetë me 5 qershorin dhe nga ana tjetër mbas 30 korrikut jeta vazhdon. Kështu që do të na duhet të reflektojmë në ligjin zgjedhor, atë çka na imponon Kushtetuta me listat e hapura. Kështu që më më buket absurde bojkoti lidhur me këtë diskutim dhe po ashtu, më duhet që ta përsëris se nuk jemi në kushtet e një vendi pa institucione dhe parlament dhe mos ekzsitenca imagjinare e parlamentit nga opozita jashtë parlamentit nuk e bën parlamentin inekzistent.

Kjo tryezë është ndërtuar si shprehje e vullnetit të mirë dhe nga ana jonë, dhe se pavarësisht se PD-ja dhe aleatët e saj u arratisën duke braktisur detyrën janë pjesë e këtij realiteti politik dhe mohimi do të ishte i padrejtë mohimi i këtij realiteti, jo  me personazhet, por për qytetarët, ata persona që ende besojnë në vlerat që kjo parti ende përfaqëson.

Jam i keqardhur sepse është një kohë shumë e shkurtër në dispozicion dhe nuk kemi kohë për këto vonesa.

Megjithatë, ne kemi konsensus me forcat parlamentare dhe kushtetueshmërisht me ligj dhe zakon skemi asnjë hall të posaçëm dhe mendoj se kemi bërë dhe po bëjmë gjënë e duhur”, tha Rama.

Të fundit