Flash News

KRYESORE

“Më duket se erdhi momenti miqtë e mi”, gazetarja e CNN jep lamtumirën pas luftës me kancerin

“Më duket se erdhi momenti miqtë e mi”, gazetarja e CNN
Një lajm i keq vjen nga gazetarja e CNN Rachael Bland. Gazetarja prej kohësh vuan nga një kancer i pashërueshëm. Që në fillim kur Rachael e ndau lajmin me të gjithë, është shprehur se mendimi i vetëm që i kalonte ishte se nuk do mund të shihte djalin e vogël të rritej. Në momentin më të vështirë të jetës së saj, gazetarja e njohur e CNN mori vendimin për të shkruar një libër, për të birin. Një libër me kujtime, mendime, apo fjalë kushtuar atij, që kur të rritej Freddie, përmes faqeve të librit të gjente aty nënën e tij. Por vetëm një ditë më parë, në profilin e saj në Instagram, gazetarja ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e keq: Asaj i kanë ngelur vetëm disa ditë jetë. “Ashtu siç ka thënë edhe legjendari Frank Sinatra ‘kam frikë se erdhi momenti miqtë e mi’. Sapo m’u tha që më kanë mbetur edhe pak ditë jetë. Është kaq e pabesueshme. Faleminderit shumë për gjithë mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe. Nuk mund t’ju kthej të gjithëve përgjigje, por do të mundohem të lexoj çdo mesazh tuajin, #mirupafshim”,- ka shkruar Rachael.

Të fundit