Flash News

KRYESORE

“Më duket si shaka”, shqiptari i panjohur sfidon Milanin në Ligën e Europës

“Më duket si shaka”, shqiptari i panjohur sfidon Milanin

“Më duket si shaka”, kështu e nis rrëfimin e tij mesfushori me origjinë shqiptare, Danel Sinani, i cili aktivizohet me skuadrën e Luksemburgut, F91 Dudelange; ekip që ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Europës, pasi ka eliminuar UDC [Irlandë], Dritën [Kosovë], Legian e Varshavës [Poloni] dhe Kluzhin [Rumani].

21-vjeçari, i cili është një ndër futbollistët kyç të ekipit, ku ka shënuar edhe tre gola, tashmë do të ketë mundësi të sfidojë ekipe të rëndësishme në Europë, si: Milan, Olimpiakos dhe Real Betis.

“Është një grup i madh, por sigurisht jo i thjeshtë. Këto janë ekipe kundër të cilave gjithkush dëshiron të luajë, por ne nuk do të dorëzohemi, pasi nuk e nisim ndeshjet si të humbur”, tregon Sinani për '11 Freunde', i cili është edhe pjesë e Kombëtares së Luksemburgut.

Sinani ka shtuar se ai nuk është aspak i emocionuar që do të ndeshet me Milanin, pavarësisht së është i vetëdijshëm për historinë dhe forcën e tyre si ekip, ndërsa thekson se nuk ka asnjë idhull në futboll.

Të fundit