Flash News

KRYESORE

Me dy kopsa zbërthyer dhe fundet e shkurtra, stili i guximshëm i ambasadores Yuri Kim

Për politikanët nuk është në interes të tyre të japin përshtypjen sikur janë të interesuar për mënyrën se si vishen. Por si ndodh me diplomatët? A është e njëjta mendësi?

Në fakt, në Amerikë, është akoma më i zhvilluar si taktikë marketingu apo dhe "PR" mënyra se si visheni dhe mesazhet që përcillni përmes veshjeve.

Ka botime sa të doni që japin këshilla se si duhet të vishen politikanët dhe personat që janë të përfhsirë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se çfarë mesazhesh transmetohen. Si dhe specialistë të tillë që lexojnë sjelljen e një individi të caktuar përmes veshjes që ka.

Prandaj Zonja Yuri Kim, ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, e di mirë këtë fakt. Ndryshe nga e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Lyla Moses-Ones, e cila preferonte gjithmonë fustane klasike, poshtë gjurit dhe me një jakë gjithmonë që i mbulonte qafën, Yuri Kim është e kundërta e stilit të saj.

Me një fizik më elegant, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, preferon fundet sipër gjurit dhe kostumet klasike me një jakë që ndonjëherë duket dhe si dekolte.

Për këtë, Politiko ka analizuar disa prej daljeve të saj që nga betimi.

Me një xhaketë të përhimtë me shkëlqim, një këmishë të bardhë që jaka i vinte pak sipër prerjes së xhaketës dhe me perlat në qafë që i shtonin hijeshi i veshjes. Spila në formë lule në ngjyrë vishnje, ishte një ndër aksesorët më të bukur të veshjes së saj.

Gati për t`ju "përveshur" punës, Yuri Kim në ditën e saj të parë në Ambasadë, u fotografua me një xhaketë serioze dhe me një bust poshtë të zi. Një tjetër guxim nga ana e saj në kombinimin  e veshjes. Aksesori kryesor si gjithmonë një spilë, që kësaj radhe është më klasik.

Në takimin e saj të parë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, Yuri Kim u paraqit e veshur komplet me të zeza. Me një kostum elegant që thyhej në pjesën e jakës rrethore nga disa gur të fustanit që kishte veshur, të cilat vinin të theksuara edhe në prerjen e belit. Fustani vinte deri poshtë gjurit. (shumë pak poshtë gjurit).

Në takimet e saj me tre ministrat: Olta Xhaçkaj, Etilda Gjonajn dhe Gent Cakajn, ambasadorja Kim kishte vendosur të vishej me një kostum të zi (e kuptuam tashmë se ngjyra e zezë është e preferuara e ambasadores). Sigurisht që pantallonat nuk e kufizuan ambasadoren, ndaj vendosi të guxonte me këmishën. Prej kremi dhe me printe tigri, Yuri Kim thyen të zezën me dy kopsat e para të zbërthyera.

Spila si gjithmonë në xhaketën e saj.

Me ministrin e brendshëm, Lleshajn, ambasadorja kishte zgjedhur një kostum sërish, por me fund të shkurtër, mbi gju. Përveç spilës, kësaj radhe ambasadorja kishte vendosur dhe një shall mëndafshi.

Me të njëjtën veshje takoi dhe Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.

Të dy të veshur me të zeza, Yiri Kim dhe kryeministri Rama "thyen" sikletin e takimit formal me një shtrëngim miqësor duarsh. Të dy poshtë xhaketave kishin veshur bluza joformale.

Të fundit