Flash News

KRYESORE

 “Më është dashur të mbyll veshët në Kuvend”, Kodheli paralajmëron kolegët: Për një gjë s’do toleroj asnjë krijesë!

 “Më është dashur të mbyll veshët në

Deputetja socialiste e Kukësit, Mimi Kodheli, e ftuar në News 24, teksa foli për tarifën e “Rrugës së Kombit” dhe për fjalët e Ramës në Kuvend së fundmi, u shpreh se në parlament ka dëgjuar shumë fjalë nga kolegët por që nuk është ndjerë e fyer.

Kodheli paralajmëroi deputetët se vetëm për një gjë nuk do toleronte askënd që ka përballë.

“Në atë sallë janë thënë banalitete të mëdha. Për një gjë që nuk do të toleroja askënd që ta prekte, është familja. Ditën që më preket familja do ta kisha personalisht me çdolloj krijese që do të kisha përballë”, u shpreh Kodheli teksa shton se shpeshherë i është dashur të mbyllë veshët për të mos dëgjuar çka thonë kolegët.

Të fundit