Flash News

KRYESORE

Me foto të godinës së amortizuar, Veliaj ironizon kontratën e artistëve me PD: A ja vlen që ky vend të mbahen peng?

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar kontratën e nënshkruar një ditë më parë mes artistëve të Teatrit Kombëtar dhe Partisë Demokratike.

Teksa publikon foto nga godina e teatrit në gjendje të amortizuar, Veliaj akuzon opozitën që po përpiqet të mbajë peng vendin, ndërsa artistët që firmosën marrëveshjen i cilëson si ‘seksioni i kulturës në parti’.

“Shumë mirëkuptim për Lulzim Bashën dhe Ujësjellësin Kamëz që prej hallit po futen në teatro, ku s'kanë shkelur kurrë më parë - kërcejnë nga belaja. Por pse duhet fëmijët e këtij vendi të rriten në këtë karakatinë e të mos kenë të njëjtën cilësi teatri si shkolla “Kosova”, “Pazari i Ri”, apo Parku i Liqenit? Shihni vetë, e gjykoni nëse ja vlen që PD dhe seksioni i kulturës në parti duhet ta mbajnë këtë vend peng akoma!!!”, shkruan Veliaj.

Të fundit