Flash News

KRYESORE

“Më fotografuan në banesë”, Vokshi krah gazetarit: Kërcënim i urdhëruar pas publikimeve që i tronditën karrigen Ramës

“Më fotografuan në banesë”, Vokshi krah gazetarit:

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi dënon kërcënimin ndaj gazetarit Basir Çollaku, sipas të cilit një person i panjohur e fotografoi në fshehtësi në banesën ku jeton dhe në zyrën ku ai punon.

Sipas Vokshit, ky është një kërcënim i urdhëruar për të intimiduar gazetarin e publikimeve që ia kanë tronditur karrigen Edi Ramës.

“Gjuha e urrejtjes së Edi Ramës, dhuna e vazhdueshme verbale, psikologjike, institucionale si dhe fizike, po bën që gazetarët të punojnë e të jetojnë në një mjedis krejt të pasigurt për ta dhe familjet e tyre.

Gazetari i mirënjohur Basir Çollaku denoncoi shantazhet ndaj tij dhe familjes. Persona të paidentifikuar kanë filmuar dhe fotografuar në orët e para të mëngjesit shtëpinë e gazetarit.

Ky është një kërcënim i urdhëruar për të intimiduar gazetarin e publikimeve që ia kanë tronditur karrigen Edi Ramës.

Basir Çollaku kërcënohet si bashkëpunëtori kryesor i gazetës gjermane, me tirazhin më të madh në Europë “BILD”, e cila muajt e fundit ka publikuar përgjimet ku Kryeministri bashkë me ministra, deputetë dhe kryebashkiakë blejnë zgjedhjet me kriminelë të skeduar.

Basir Çollaku kërcënohet sepse intervistoi oficerët Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu, të cilët zbuluan se si Saimir Tahiri, Rrahman Rrahja, Taulant Balla, Artur Bushi etj kanë vënë gjithë shtetin në dispozicion dhe shërbim të krimit dhe narkitrafikut.

Basir Çollaku kërcënohet se Edi Rama del edhe në materialin që gazetari ka njoftuar se do të transmetohet së shpejti në Shijak TV. #PrekjaEgazetarëve #FundiEdiRamës”, reagon Vokshi.

“Po të isha në Amerikë do e vrisja!”, Basir Çollaku mesazh Ramës: Si më fotografuan në fshehtësi brenda shtëpisë sime

Të fundit