Flash News

KRYESORE

“Me fustan dhe na grisën”, gazetarë e pedagogë kryqëzojnë Panuçin pas humbjes me Skocinë në rrjetet sociale

“Me fustan dhe na grisën”, gazetarë e pedagogë

Shqipëria humbi mbrëmë 0 me 4 në përballjen me Skocinë në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndonëse pritshmëritë ishin të shumta, sërish Kombëtarja Shqiptare nuk arriti të shënojë as edhe një gol në portën e skocezëve.

Ky fakt ka revoltuar të gjithë ndjekësit e futbollit, të cilët pas rezultatit humbës janë shprehur të revoltuar me trajnerin italian, Kristian Panuçi.

Sfida ishte e vlefshme për Grupin 1 të Ligës së Kombeve. Skuadra e Panuçit ka arritur të grumbullojë vetëm 3 pikë në 3 sfidat e luajtura, duke zhgënjyer disi. Shqipëria do të kërkojë të shmangë rënien të Ligën D, që ve në diskutim edhe vazot në renditjen e UEFA-s.

Ndërkohë edhe Skocia ndodhet në kuotë të barabartë pikësh me kuqezinjtë, por ka një ndeshje më pak, atë ndaj Izraelit në shtëpi.

Reagimet në rrjetet sociale: 

Emiljano Aleksi: Panuçi, Kombëtarja Jonë nuk është vend pune, vjen kush e meriton!!

Genc Sejko: Panuçin nuk e heq njeri sepse ne Shqiperi te heqin vetem kur punon mire.

Briken Fejzullai: Me fustone, dhe na grisën!

Llogarit t'kishin ardh me xhinse....

Ervin Goci: Kshu eshte kur ke trajner Pascuccin...

Të fundit