Flash News

KRYESORE

“Më gjuajti me çakmak!”, Erjon Braçe denoncon gazetën: Është pushkë e Armand Dukës! Shpif për shkak të detyrës

Lajmi se deputeti Erjon Braçe goditi me çakmak arbitin, bëri bujë në të gjithë mediat si dhe ngjalli reagimin e shoqatës së Arbitrave Shqiptarë.

Vetë gjyqtari Andi Koçi, i pyetur nga gazetarët foli dhe për momentin e incidentit.

Mirëpo Braçe e mohon një akt të tillë. Mëngjesi e sotëm, teksa ka publikuar artikullin e një gazete sportive, me titullin. “Andi Koçi: Ju tregoj si më goditi Erjon Braçe”, shprehet se kjo është shpifje.

Reagimi i Erjon Braçes;

USH MA KA ÇAKMAKUN?! Kjo eshte gazeta pushke e Armand Dukes;

Si e lexoj une:

Djathtas-Kur qeni qe te leh nga penxherja e Dukes, eshte me budallai i lukunise se qenve qe Duka stervit!

Nje nate me pare ne ekranin e Dukes tha se ai (vete) nuk kishte pare qe une ta kisha qelluar, por ia kishin thene tek lloma (dhoma) ku qe strehuar.

Gabim i madh!

Keshtu qe gazeta e Dukes e ka bere korrigjimin, ai thote ne vete te pare qe e kam qelluar une me cakmak duke bere nje gabim te pafalshem-shpifjen per shkak te detyres dhe une pa as me te voglin dyshim do e kallezoj si te tille!

Majtas-Arsyeja e qarte e sajimit te gjithe kesaj shpifje, auditimi fiskal-per aq sa i perket detyrimeve tatimore te Fshf, organizates ku drejton Armand Duka ne menyre okulte, jo transparente, ne te zeze, ne menyre te paligjshme dhe duke demtuar buxhetin e shtetit!

Une sa e kam gervishtur emblemen e paligjshmerise fiskale ne kete vend!

Nga nje interes, ai publik i lidhur drejtperdrejt me detyren time si kryetar i komisionit per Ekonomin e Financat me Kuvendin is Shqiperise!

Keshtu qe;

Qente le te lehin, puna vijon gjate dites e nates!

Të fundit