Flash News

KRYESORE

“Më gjuajti polici në kokë”, tensionohet situata në Mengël të Elbasanit; banorët kërkojnë hapjen e shkollës

Situata në fshatin Mengël të Elbasanit është tensionuar mesditën e sotme, pasi banorët vendosën të bllokojnë aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, si përshkallëzim i aksionit të tyre për rihapjen e shkollës 9-vjeçare. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, por ata kanë bërë rezistencë.

Në përpjekje për të liruar rrugën, efektivët kanë goditur banorët dhe midis tyre ka patur edhe fëmijë të lënduar.

“Më gjuajti polici në kokë. Ai me kapuç”, thotë një djalë i lënduar.

Banorët kërkojnë rihapjen e shkollës që është dëmtuar nga një tërmet një vit më parë. Ministria e Arsimit vendosi të mbyllë shkollën, për të shmangur rikonstruksionin, ndërkohë që 200 nxënësve u është siguruar transporti për në shkollat e Elbasanit. Gjithsesi, familjarët janë shprehur kundër këtij vendimi, pasi udhëtimi drejt Elbasanit është i gjatë dhe ata nuk duan që fëmijët e tyre t’i kenë aq larg shtëpisë.

Të fundit