Flash News

KRYESORE

Më i moshuari në historinë e futbollit, portieri 73-vjeçar futet në rekordet “Guinness”

Më i moshuari në historinë e futbollit, portieri 73-vjeçar

Një portier 73-vjeçar nga izraeli është bërë pjesë e rekordeve “Guinness”, pasi është shpallur portieri më i vjetër në botë që aktivizohet në një ndeshje profesioniste.

Isaak Hayik vendosi rekordin teksa mbrojti katërkëndëshin e ekipit izraelit, Ironi Or Yehuda, në ndeshjen e ditës së djeshme.

Pavarësisht moshës, Hayik u shpreh se ishte i gatshëm edhe për një ndeshje tjetër, në përfundim të 90 minutave të lojës.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga uruguajani Robert Carmona, i cili ishte bërë pjesë e formacionit titullar të Pan de Azucar në vitin 2015, në moshën 53-vjeçare.

Ndërkohë, sulmuesi japonez, Kazuyoshi Miura rezulton të jetë futbollisti më i vjetër profesionist që ka shënuar një gol në ndeshje zyrtare.

Të fundit