Flash News

KRYESORE

“Më jep një dreq topi”, incident para kamerave mes dy lojtarëve të Realit të Madridit

“Më jep një dreq topi”, incident para kamerave mes dy

Reali i Madridit fitoi Botërorin për Klubet pasi pasi mposhti pasditen e të shtunës skuadrën Al Ain me rezultatin e thellë 4-1.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi kaq mirë mes lojtarëve, pasi me të përfunduar ndeshja, mes Luka Modric dhe Lucas Vazquez patën një përplasje, në sy të të gjithëve.

“Më paso një dreq topi, ti kroat m..i!”, janë fjalët e artikuluara nga Lucas Vazquez në adresë të Modric. Gjithçka e filmuar dhe më pas e evidentuar falë ekspertëve të leximit të buzëve. Nuk është ende e qartë nëse debate mes të dyve kishte prapaskenë humori, sikurse është munduar ta kanalizojë Real Madrid, që u kujdes të fshijë nga rrjeti të filmimet e episodit.

Të fundit