Flash News

KRYESORE

“Më ka bërë bllok në Instagram”, Eni Shehu ironi me Nevina Shtyllën: Mesa duket i mungoj

“Më ka bërë bllok në Instagram”, Eni Shehu ironi

Moderatori Eni Shehu i është përgjigjur prezantueses Nevina Shtylla, një ditë pasi ajo deklaroi se i ka bërë bllok në profilin e saj në Instagram.

Në një reagim për revistën ‘Anabel’, Eni Shehu thekson se me Nevinën nuk kanë pasur asnjëherë shoqëri më parë, por vetëm marrëdhënie profesionale.

“Me Nevinën nuk kemi ndarë kurrë momente shoqërore. Kemi bashkëpunuar dhe kemi qenë kolegë korrekt, por miqtë secili i zgjedh sipas dëshirës, edhe në rrjetet sociale" u shpreh Eni.

I pyetur për situatën mes tyre, Eni e ka thumbuar Nevinën duke përmendur punën që ajo tashmë ka nisur në emisionin e ri 'Proçesi sportiv'.

"Mesa duket i mungoj profesionalisht. Uroj të gjejë veten në programin e ri të sportit që mesa kujtoj, e ka përçmuar", përfundon moderatori.

Të fundit