Flash News

KRYESORE

 “Më ka hequr mundësinë e atij gjumi që bëja më përpara”, Rama flet për negociatat me Bashën

 “Më ka hequr mundësinë e atij gjumi që bëja

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët kryeministri Edi Rama u pyet nëse ekziston ndonjë urë komunikimi që i hap rrugën negociatave me Bashën.

“Situata për sa më takon dhe duhet t’ ua them qe sot ju të jeni të vetëdijshmë, s’mund të vazhdojë të marrë energjitë tona.

Ne i kemi dhënë përqëndrimin, ne jemi të gatshëm të dialogojmë në çdo moment me opozitën, por s’ jemi të gatshëm që të thyejmë vullnetin e popullit të shprehur me votë.

Me të drejtë çdo njeri i këtij vendi mund të thotë ik se na lodhët kokën. Ka shumë detyra më të rëndësishme sesa të pres Lulzim Bashën apo këdo qoftë që të bëhen gati për të folur.

Mua më ka hequr mundësinë e atij gjumi që bëja më përpara, por këtë barrë ne duam ta mbajmë me dinjitet e me sukses”-deklaroi Rama.

 

 

 

Të fundit