Flash News

KRYESORE

“Më kanë kërcënuar me jetë”, shkrimtari Agron Tufa i rikthehet debati për ndalimin e filmave të komunizmit

“Më kanë kërcënuar me jetë”, shkrimtari

Pak muaj më parë shkrimtari Agron Tufa ka ndërmarrë një nismë për ndalimin e filmave të prodhuar në kohën e komunizmit me përmbajtje propagandën politike.  Tufa ka folur në  konferencën “Ditët e kujtesës” duke deklaruar se është kërcënuar me jetë për këtë nismë, por pavarësisht kësaj ai tha se i qëndron akoma shumë besnikë idesë së tij.

“Filma që penalizojnë përsëri njerëzit që në bazë të Kushtetutës së sotme u garantohen liritë dhe të drejtat. Nuk ka pasur asnjë reagim shtetëror për këtë. Madje jam kërcënuar me jetë publikisht. Këto gjëra ne i bëjmë me zemër, me ndjeshmëri dhe duke respektuar ligjin.

Ligji për krimet kundër njerëzimin nxori në pah një sërë kallëzimesh penale dhe gjyqesh që ndodhën në ’95-’96 me përgjegjësit më kryesorë të stalinizmit shqiptar, me Komitetin Qendror, me ish-udhëheqësin e asaj kohe, Ramiz Alia, me vejushën e ish-diktatorit, Nexhmije Hoxha. Por sesi përfundoi, ishte karikatura se kush do t’i gjykonte këto krime dhe kriminelë. Sistemi i drejtësisë ishte në dorën e po këtyre prokurorëve të regjimit enverist. Ata do të gjykonin zotërinjtë e tyre. Pra, u mbyll kjo histori e sikletshme dhe e trishtueshme. Në mos gaboj, akuza që u ngrit ndaj tyre ishte ‘Për tejkalim të shpenzimeve për pritje dhe kafe”, tha Tufa.

Të fundit