Flash News

KRYESORE

“Më kanë thënë se politika bëhet me pazare”, Hajdari: Jam e bija e Azemit, nuk do jem kurrë mashtruese

“Më kanë thënë se politika bëhet me

Deputetja Rudina Hajdari deklaron në Kuvend se pas 90% të ligjeve që kalojnë fshihet një deputet dhe pas tij një biznesmen.

Teksa insistoi për ndryshimin e sistemit politik, Hajdari tha se pas politikanëve fshihet një i fortë, por ka edhe opozitarë që duan llokma.

“Sapo më erdhi lajmi, për këshillin politik për ndryshimin e sistemit që nuk u përfshi. Pse kauza është më me vlerë.

90% e ligjeve që kalojnë fshihet një deputet që pas tij ka një biznesmen që ka kompani që do shesë prona, të bëjë pazare dhe asnjëherë nuk bëhen ligje për njerëzit që sot luhet me taksat e tyre.

Janë politikanë që pas vetes tyre kanë një të fortë.

Ka edhe opozitarë që duan një llokëm të kësaj gjëje., Mos bëni opozitë duke dashur llokma, unë nuk bëhem pjesë kurrë pjesë e pazareve në këtë parlament.

Më kanë thënë se politika bëhet me pazare, jo, politika është për të dhënë shpresë, duhet të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Nuk do jem kurrë mashtruese në këtë vend, do jem kjo që jam edhe pse do kem shumë shkopinj nën rrota, por dijeni mirë se qytetarët do e kuptojnë se unë quhem Rudina Azem Hajdarim  dhe amaneti i tij do shkojë deri në fund”, tha Hajdari.

Të fundit