Flash News

KRYESORE

Me kë socialist është Rama në Dibër, me ‘hajdutin e qoftexhiun’ apo me ‘presionin e kërbaçin’?

Me kë socialist është Rama në Dibër, me ‘hajdutin

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste shtoi radhët e saj me dy deputete të reja. (Faktikisht kishin kaluar më herët, sot u zyrtarizua). Deputetja Reme Lala njoftoi se ajo së bashku me kolegen Elena Xhina, të dyja të zgjedhura nën siglën e PDIU-së do t’i bashkohen socialistëve.

Reme Lala u zgjodh si përfaqësuese e ‘çamëve’ në Dibër në zgjedhjet e fundit, por më tepër tërhoqi vëmendje kur u përfshi në një shkëmbim akuzash në distancë me kryetarin e bashkisë së Dibrës, Muharem Rama.

Nga foltorja e parlamentit, Lala listoi një sërë akuzash ndaj kryebashkiakut. “Askush prej nesh nuk duhet te mbaje barrën e turpit te dështimit te këtij hajduti qe u be kryetar bashkie... Dhe ato pak shkresa qe firmosen qe janë ne interesat e kryetarit e rrethit te ngushte shoqëror te tij, janë te njollosura me yndyre qoftesh dhe te lagura nga rakia, sepse firmosen neper qepabtore”.

Këtyre akuzave ju përgjigj Muharem Rama duke ju drejtuar deputetes me fjalët “mjaft ju mor vota dibranit me mashtrime e gënjeshtra, intriga e presione, me bukë e kërbaç, mos i ngatërro edhe më këtë pjesë se nuk e meritojnë kaq shumë t’jua fyesh inteligjencën”.

Por sot, edhe Reme Lala edhe Muharem Rama janë në të njëjtën llogore, si socialist. Tashmë pyetja që ngrihet është se me kë është Edi Rama në Dibër, me ‘hajdutin e qoftexhiun’ apo me ‘presionin e kërbaçin’?/Politiko.al

Të fundit