Flash News

KRYESORE

“Më kërcënoi me thikë në 12 të ditës”, Fjoralba Ponari rrëfen incidentin mes lotësh: Kërkova të hapeshin kamerat, por fatkeqësisht...

“Më kërcënoi me thikë në 12 të

Në kulmin e debateve për abuzimet me gratë dhe vajzat, sidomos të të miturit, moderatorja e njohur e Top Channel, Foralba Ponari ka rrëfyer për herë të parë një histori personale të ngacmimit nën kërcënimin e thikës, por që për fatin e saj të mirë nuk pati dëme fizike.

Duke folur në ‘Wake up’, moderatorja tregoi mes lotësh incidentin, që sipas saj i la për disa kohë edhe një traumë psikologjike.

“Në të kaluarën kam patur një rast kur jam sulmuar fizikisht. Fatmirësisht nuk kisha fund tragjik si shumë viktima. Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë. Isha nën kërcënimin e një thike në mes të ditës, ishte ora rreth 12.00 dhe për fatin tim u gjendën dy zotërinj që arritën të ndërhynin.

Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe ndihmoi deri diku për menaxhimin e situatës sepse as nuk dua ta mendoj se si mund të kishte përfunduar.

Unë kërkova menjëherë të hapeshin kamerat, por fatkeqësisht agresori ishte me kapele, ishte larg dhe ishte i pamundur identifikimi dhe ishte njësoj si të denoncoja një fantazmë.

Për muaj të tërë kisha ëndrra dhe makthe, mendoja se në cdo moment do të sulmohesha, por pjesa më e vështirë është që kur të marrin vullnetin ishte ky momenti që u ndjeva e pavlerë  sepse nuk mund të mbroja veten, unë pësova një traumë psikologjike. fakti që nuk kisha fuqi fizikisht për të reaguar më bënte mua të ndihesha fajtore. Nuk kisha lënë asnjë shkas dhe nuk e besoj këtë gjë.

Disa muaj më vonë, kur arrita ta merrja veten fillova të merresha me artin e vetëmbrojtjes, me seanca private pasi kisha frikë se do të më përsëritej rasti”, u shpreh Ponari.

Të fundit