
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbërrin në Maqedoninë e Veriut varianti britanik i Covid-19, konfirmohet rasti i parë
Babai vret djalin në Prishtinë, viktima plagosi reperin e njohur shqiptar 4 vite më parë
Përgjim i ri, zakone të vjetra
“Më kërcënuan në zyrë”, kush është deputeti dhe ‘gangsterët’ që denoncoi pak ditë më parë Rudina Hajdari
Sot, kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari ka bërë një denoncim të fortë në seancën parlamentare.
Nga foltorja e Kuvendit ajo tha se është kërcënuar në zyrën e saj, madje i kërkoi kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi të marrë masat e duhur, para se të shënohet ndonjë viktimë në radhët e deputetëve.
“Ju kam kërkuar me anë të një shkrese të siguroni ambientet e kryesisë së kuvendit. Deputetet po kërcënohen, është e papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam patur raste në zyrën time , kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar, nuk duhet të ndodhë më. Ju lutem merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë këtu në kuvend. Asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar mirë, dhe të shantazhojnë të tjerët”, tha Hajdari.
Sherri për kryetarin e ri dhe denoncimi i ‘gangsterëve’
Prej ditësh, grupi parlamentar demokrat është përfshirë në një debat të ashpër mes tyre.
Mosmarrëveshja që u bë publike nisi me kërkesën për shkarkimin e kryetares së grupit Rudina Hajdari. Ishte Korab Lita, ai i cili u vetëshpall kryetari i ri, bashkë me disa prej deputetëve të grupit. Por, ky fakt u mohua menjëherë nga vetë Hajdari, ndërsa brenda dy ditësh dy prej deputetëve që kishin firmosur peticionin e dërguar në Kuvend u tërhoqën.
Gjatë debatit ende të ‘nxehtë’, vetë Hajdari në rrjetet sociale publikon një status më 15 tetor, e cila akuzon deputetin Korab Lita dhe persona të tjerë se kanë ushturar presion ndaj deputetes Fatjona Dhimitri, pasi vendosi të tërhiqej. Madje, Hajdari sqaron se edhe pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë.
“Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë”, shkruan deputetja, shoqëruar me dokumentin përkatës.
Reagon Lita: Ne jemi kolegë
Nisur nga ky status, gazetarët sot kanë pyetur në oborrin e Kuvendit vetë deputetin Lita, i cili ka mohuar të jetë ai personi për të cilin flet Hajdari.
“Edhe unë jam deputet si zonja Hajdari. Nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend. Jo se kam kërcënuar, e kam kolege. Me zonjën Hajdari shkojmë dhe takohemi në zyrë. Dy ditë më parë jemi takuar. Në gjaknxehtësi e sipër thuhen këto gjëra, por ne jemi koleg. Nëse kam terren për kërcënim, mund të kërcënohem dhe unë vetë”, u shpreh Lita.
Nga ana tjetër, nuk dihet ende nëse çështja ka shkuar në Prokurori, por Ruçi gjatë seancës siguroi deputeten se kërkesa e saj për të shtuar sigurinë në ambientet e Parlamentit dhe Kryesisë i është përcjellë Ministrisë së Brendshme.
Ditari politik





Të fundit

Zgjedhjet/ PD prezanton programin, Basha: Do të përmbushim angazhimet e marra
28 Janar 2021, 12:24


Vodhi të sëmurin me Covid tek Infektivi, gjykata lë në burg infermieren 30-vjeçare
28 Janar 2021, 11:58
Olsian Çela mbledh prokurorët për dy vakancat në KLP, 5 kandidatë në garë
28 Janar 2021, 11:52


Meta: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, përmbysje demokratike me 25 prill
28 Janar 2021, 11:23

Ekipi i OBSH-së në Vuhan fillon punën në terren për origjinën e Covid-19
28 Janar 2021, 11:08
Vetëvaret në qeli, humb jetën i burgosuri në Peqin
28 Janar 2021, 10:51
Mutacionet e Covid-19 në Shqipëri, ISHP flet për praninë e varianteve të reja
28 Janar 2021, 10:48
Denaj bën bilancin e 2020: Tërmeti dhe pandemia, togfjalëshi i vitit që lamë pas
28 Janar 2021, 10:29
“Nuk ka shtyrje të afatit”, Çuçi: Rinovoni kartat e ID
28 Janar 2021, 10:17
Kryemadhi në Elbasan: Prioriteti ynë është të ndalojmë shpopullimin e vendit
28 Janar 2021, 10:04

Babai vrau djalin në Kosovë, çfarë dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë
28 Janar 2021, 09:26
‘Fryhet’ administrata, qeveria hap mbi 700 vende pune në prag të zgjedhjeve
28 Janar 2021, 09:25
Kryeministri Johnson: Shkollat mund të rihapen më 8 mars
28 Janar 2021, 08:56
Frontex tërhiqet nga kufiri Hungari-Serbi
28 Janar 2021, 08:43

Plagoset me thikë biznesmenia italiane në Kavajë, i dyshuar bashkëshorti shqiptar
28 Janar 2021, 08:33
Biden nënshkruan urdhra ekzekutivë për klimën dhe mjedisin
28 Janar 2021, 08:22