Flash News

KRYESORE

"Më kërkoi takim në orën 22:00 që të mos votojë qeverinë Hoti", deputeti i LDK-së akuza Kurtit: S’ke dallim nga Hashim Thaçi

"Më kërkoi takim në orën 22:00 që të mos

“Kurti nuk ka dallim nga Thaçi”, kështu është shprehur deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku, teksa akuzon ish-kryeministrin kosovar se, përmes një bashkëpunëtori të tij, i kishte kërkuar të mos votonte pro qeverisë Hoti.

Sipas deputetit të LDK-së, Kurti nuk ka dallim nga Presidenti Hashim Thaci për të cilin deputeti Haxhi Shala kishte thënë se i ka shkuar në shtëpi pas mesnatës për t\i kërkuar ta votojë Qeverinë e Avdullah Hotit. Baxhaku thotë se edhe një i afërt i Kurtit i ka thënë në orën 22:00 të takohet me liderin e LVV’së.

Po ashtu, Baxhaku i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje të mos e quajë qeverinë e Avdullah Hotit “të kotë”, pasi asaj i ka dhënë legjitimitet Gjykata Kushtetuese.

“Kam pasur një telefonatë nga një bashkëpunëtor i Kurtit që të mos e votojë Qeverinë Hoti. Dhe pasi i kam thënë se do ta votojë qeverinë legjitime, më ka thënë se edhe z. Kurti do një takim me mua,, ka qenë rreth ora 10 e natës. Domethënë dallimi këtu nuk është mes Albinit dhe Hashimit, por është e Hatimit”, ka thënë Baxhaku.

Të fundit